Keisi Medini ishte sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku ka folur për projektet e saj më të reja. Këngëtarja dhe njëkohësisht ish-banorja e “Big Brother VIP2” tregoi ekskluzivisht për Top Albania Radi se do të ketë një bashkëpunim me babain e saj, Sabiani.
“Është baladë. Baladat babi i qan, por nuk tregoj dot më shumë sepse akoma nuk kemi diçka finale. Di të them që kemi një super bashkëpunim të dy. Do të jetë një nga këngët me të bukura. Sa i përket televizionit kam disa projekte të reja shumë të bukura”, tha Keisi.
Rikujtojmë, se e ftuar në një intervistë së fundmi ish-banorja e BB VIP ka treguar më shumë rreth marrëdhënies me mamanë e saj. Lidhur me raportin që mban Sabiani me nënën e saj, Keisi tha se kanë shumë respekt për njëri-tjetrin.
- “Për mua Big-u ka mbaruar…”, ish-banorja u përgjigjet fansave
- Merr fund miqësia e ngushtë mes Efit dhe Mikelës pas BBV?
- Luiz Ejlli shlyen borxhet dhe heq dorë nga noteria, zbulohet biznesi që do…
- Harroi Erionin, po martohet Mikela e “Për’puthen”?
- Nga ish-banor i “BBVA” në opinionist, ja kush pritet t’i zërë vendin Zhaklinës…