Gazetari Abdylvehap Ejupi analizoi në Euronews Albania pozicionin e Turqisë në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës. Ejupi tha se Turqia ka marrë një rol negociues pas tensioneve në Veri pasi është një partner i besueshëm nga të dyja palët.
Gazetari theksoi se pozicioni negociues i Turqisë mund të rritet pas ditës së shtunë kur pritet të inagurohet Erdogan si presidenti i Turqisë pas fitores në zgjedhje.
Madje Ejupi shkoi dhe më tej teksa tha se e diela mund të jetë dhe dita e negocimit mes Kosovës dhe Serbisë.
“Raportet e Turqisë janë të nivelit të lartë dhe me presidenten Vjosa dhe me kryeministrin Kurti. Kurti ishte përpara disa muajsh i ftuar në Stamboll ku pati dhe një deklaratë të përbashkët me Erdogan dhe një shtrëngim duarsh, që ishte një sinjal shumë i fuqishëm që kushdo që është në pushtet në Kosovë dhe Shqipëri, Turqia do vazhdojë në politikën e jashtme të ketë raporte solide. Në Kosovë dhe Bosnje ka një interes të shtuar të Turqisë pasi Serdia gjeneron një destabilitet në rajon.
Turqia do të ketë një ndikim shumë të madh në ndërmjetësimin e raportit mes dy vendeve, duke qenë se është partner i pranueshëm nga të dy palësh. Veçanërisht pas ditës së shtunë ku pritet që Erdogan të inagurohet si president i Turqisë dhe dita e diel mund të jetë dita e negocimit.