Një 80-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në lagjen “28 Nëntori”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet E. Xh., 34 vjeç, ka aksidentuar shtetasin A. B., 80 vjeç, këmbësor, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Shtetasi E. Xh. u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Aksident i rëndë, ka të plagosur
- KDadmin
- Publikuar 01/06/2023
- 12:39
Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
- Tags: Aksident i rëndë, Aktualitet, Lajme