Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shteti ka zbuluar të tjera pseudonime që përdorin agjentët e Shërbimit Sekret gjatë regjimit komunist. Gazeta “SOT’, ka siguruar disa prej dokumenteve të deklasifikuara javët e fundit nga AIDSSH, ku jepen detaje mbi pseudonimet që kishin agjentët dhe bashkëpunëtorët e regjimit. Janë deklasifikuar dokumente “Top Sekret” për zonën e Sarandës, por edhe raporte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si edhe të Britanisë për Shqipërinë. Kjo lëvizje vjen pas miratimit të disa ndryshimeve ligjore që lidhen me procesin e deklasifikimit të dokumenteve në përmbushje të detyrave funksionale të Autoritetit për Informimin mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit. Ajo që bie në sy nga dokumentet e deklasifikuara javët e fundit nga AIDSSH janë pseudonimet e spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Ja disa nga dosjet me pseudonimet përkatëse:
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.10 (4228), me pseudonimin “Trëndafili”, me 20 (njëzet) fletë; dosja daton në vitin 1979-1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.11 (4629), me pseudonimin “Tigri”, me 14 (katërmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1981-1987. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.12 (4679), me pseudonimin “Mali Gjerë”, me 17 (shtatëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1982- 1987. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.13 (5455), me pseudonimin “Tomorri”, me 18 (tetëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1981-1987. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale dhe pune nr.14 (5215), me pseudonimin “Kamenica”, me 25 (njëzet e pesë) fletë; dosja daton në vitet 1985- 1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.15 (4754), me pseudonimin “Gjahtari”, me 15 (pesëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitin 1982-1987. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.16 (5197), me pseudonimin “Shigjeta”, me 17 (shtatëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1985- 1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.17 (5698), me pseudonimin “Muzikanti”, me 17 (shtatëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1985- 1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.18 (5951), me pseudonimin “Hekuri”, me 16 (gjashtëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1989- 1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.21 (5354), me pseudonimin “Mali”, me 20 (njëzet) fletë; dosja daton në vitet 1986-1987. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.22 (5872), me pseudonimin “Atleti”, me 17 (shtatëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitin 1988. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.23 (5015), me pseudonimin “Pinga”, me 16 (tetëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1983-1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.24 (5115), me pseudonimin “Brinja”, me 16 (gjashtëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1984- 1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.25 (5275), me pseudonimin “Buresi”, me 18 (tetëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1985-1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.26 (4172), me pseudonimin “Qiparisi”, me 18 (tetëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1979-1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.27 (6190), me pseudonimin “Mekaniku”, me 14 (katërmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitin 1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.28 (4471), me pseudonimin “Blektori”, me 14 (katërmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1981- 1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.29 (5187), me pseudonimin “Piktori”, me 10 (dhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1985-1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.30 (4540), me pseudonimin “Vaksina’, me 13 (trembëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1981-1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Raportet “Top Sekrete” nga SHBA e Britania
Në dokumentet që ka deklasifikuar së fundmi Autoriteti i Dosjeve evidentohen edhe raporte nga ndërkombëtarët.
Dosja “Raporte të misioneve amerikane, britanike e të UNRRA-s të korrik shtatorit 1945”, me 65 (gjashtëdhjetë e pesë) fletë. Niveli i klasfikimit “Sekret”. Fondi Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, UNRRA, Viti 1945. Kutia 21.
Dosja “Raporte informative mbi gjendjen në Shqipëri në tetor-dhjetor 1945”, me 44 (dyzet e katër) fletë. Niveli i klasfikimit “Sekret”. Fondi Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, UNRRA, Viti 1945. Kutia 21.
Dosja “Raporte informative të misionit ushtarak aleat mbi gjendjen në Shqipëri”, me 93 (nëntëdhjetë e tre) fletë. Niveli i klasfikimit “Sekret”. Fondi Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, UNRRA, Viti 1945. Kutia 21.
Dosja “Raport vjetor i misionit të UNRRA-s”, me 35 (tridhjetë e pesë) fletë, Niveli i klasfikimit “Sekret”. Fondi Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, UNRRA, Viti 1945. Kutia 21.
Dosja “Raport i kryetarit të misionit ushtarak britanik H. mbi turneun e tij në Shqipërinë e jugut në prill 1945”, me 6 (gjashtë) fletë. Niveli i klasfikimit “Sekret”. Fondi Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, UNRRA, Viti 1945. Kutia 21.
Dosja “Raporte politiko-ushtarake të misionit mbi gjendjen në Shqipëri”, me 24 (njëzet e katër) fletë. Niveli i klasfikimit “Sekret”. Fondi Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, UNRRA, Viti 1945. Kutia 21.