Policia e Kosovës ka reaguar pas sulmit të dy shqiptarëve ditën e sotme në veri të Mitrovicës.
Autoritetet kanë konfirmuar se shqiptarët kanë qenë në hyrje të sheshit dhe se janë sulmuar nga një grup kriminelësh duke u shkaktuar plagë në trup. Të rinjtë u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
“Njësitet policore kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar sulmin, përderisa personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit. Si pasojë e sulmeve dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.