Luizi dhe Olta aktualisht janë në xhirimet e filmit më të ri, në të cilin do jenë protagonistët kryesorë. Ditën e djeshme, Luiz postoi në “InstaStory” një foto ku shfaqej së bashku me Oltën dhe krahas saj shkruante thjesht “Filloi…”.
Dy ish-banorët e “BBV 2” shfaqeshin duke lexuar skenarin e filmit, xhirimet e të cilit do të nisin së shpejti dhe ata do të jenë dy personazhet protagonistë. Sot, janë zbuluar detaje të reja. Moderatori Blendi Salaj shfaqi mëngjesin e sotëm në emisionin “wake Up” një baner të filmit dhe mësohet se produksioni është “Top Channel Films”.
Filmi do të titullohet “Në kuadër të dashurisë“, ku siç duket janë frymëzuar nga frazat e përdorura në Big Brother Vip”. Në baner është dhe një përshkrim i filmit ku mësohet se do të jetë i zhanerit “komedi-romancë”.
“Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar”-thuhet në përshkrimin e filmit.
Personazhet e tjerë në film mund të jenë dhe ish banorët e Big Brother Vip, por edhe aktorë të tjerë. Data se kur do të publikohet ende nuk është bërë e ditur, mirëpo ne mezi po e presim!
- “Për mua Big-u ka mbaruar…”, ish-banorja u përgjigjet fansave
- Merr fund miqësia e ngushtë mes Efit dhe Mikelës pas BBV?
- Luiz Ejlli shlyen borxhet dhe heq dorë nga noteria, zbulohet biznesi që do…
- Harroi Erionin, po martohet Mikela e “Për’puthen”?
- Nga ish-banor i “BBVA” në opinionist, ja kush pritet t’i zërë vendin Zhaklinës…