Gazetari Artan Hoxha ka folur për procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Redjan Rrajës dhe Arjol Halilajt, të cilët akuzohen për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoji dhe Aleksandër Lahos (Rrumi), ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.
i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se ngjarja nuk duhet parë si një episod i shkëputur, por si një zinxhir ngjarjesh, pasi në rast të kundërt historia do të vijojë.
“Dënimet duken të ashpra por mbi provat, duken të drejta. Varet çfarë vendimi do të marrë gjykata.
Më shqetëson që kjo histori po hetohet si episod i shkëputur në një seri ngjarjesh, apo po hetohet e gjithë historia. Nëse nuk hetohet e gjithe historia, do të vijojnë ngjarjet.
Prokurori Ndoji para se të goditej ka patur rast të ngjashëm.
- Sulm me thikë në një shkollë, ka të plagosur
- A do të ketë reshje shiu? Temperatura deri në 28 gradë dhe…/ ‘Kapriçot’…
- Del fotoja, Luizi dhe Kiara në negociata për shtëpinë e re
- Zbulohet titulli i filmit ku do të luajnë Olta dhe Luizi (Foto)