I mituri kërcënoi dhe i vuri flakën banesës së ish- vjehërrit të motrës, zjarri rrezikon jetën e banorëve (emri)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi i vuri flakën derës së banesës së ish vjehërrit të motrës.

Në pranga përfundoi Muajozu Ndreaj ndërsa u shpall në kërkim vëllai i tij, Ibrahim Ndreaj, pasi kanosi me fjalë 61-vjeçarin, për jetën si dhe për të mos kallëzuar.

Nga përhapja e flakëve u shkaktuan dëme materiale dhe iu rrezikua jeta banorëve të pallatit ku banonte 61-vjeçari.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të përdorura nga këta shtetas, gjatë kryerjes së krimit, një bidon plastik ku mbahej lënda djegëse (benzinë) dhe një celular.

Njoftimi i policise:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Identifikimi”.

I vuri flakën derës së banesës së një 61-vjeçari, për shkak të prishjes së një marrëdhënieje të mëparshme familjare, ndërmjet tyre, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari.

Shpallet në kërkim vëllai i të arrestuarit, pasi kanosi me fjalë 61-vjeçarin, për jetën si dhe për të mos kallëzuar.

Sekuestrohen veshje të përdorura gjatë kryerjes së krimit, një bidon plastik i lëndës djegëse dhe një celular.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast të dëmtimit të qëllimshëm, me zjarr, të derës së banesës së një shtetasi, për shkak të një konflikti ndërmjet tij dhe autorëve të dyshuar, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe arrestimin e përgjegjësve.

Nga veprimet e shpejta hetimore dhe procedurale të kryera dhe si rezulat i operacionit policor të koduar “Identifikimi”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. N., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të mëparshëm ndërmjet tyre, i ka vënë flakën derës së banesës së një 61-vjeçari (ish-vjehërri i motrës së tij).

Nga përhapja e flakëve u shkaktuan dëme materiale dhe iu rrezikua jeta banorëve të pallatit ku banonte 61-vjeçari.

Gjithashtu për këtë rast, shërbimet e Policisë shpallën në kërkim vëllanë e 18-vjeçarit, shtetasin I. N., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se përmes celularit, ka kanosur me fjalë, 61-vjeçarin, për jetën dhe për të mos kallëzuar. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të përdorura nga këta shtetas, gjatë kryerjes së krimit, një bidon plastik ku mbahej lënda djegëse (benzinë) dhe një celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top