JiL.al - Jeto i Lumtur

Tërhoqi zvarrë greken, detaje nga aksidenti i rëndë në shtetin helen: Shqiptari nuk kishte patentë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mediat helenase raportojnë për të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë në Selanik, ku një 27-vjeçar aksidentoi për vdekje të renë greke.

Sipas dosjes hetimore, 27-vjeçari po i jepte makinës me shpejtësi të lartë, ndërsa nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Shtetasi shqiptar sipas dokumentave të publikuara nga Protothema.gr po i jepte makinës me shpejtësi 104 km/orë, ndërsa gjendej në një zonë të banuar, ku shpejtësia e lejuar është 50 km/orë.

Si pasojë e shpejtësisë së lartë, 27-vjeçari nuk mundi të manovrojë siç duhej dhe aksidentoi të renë greke, Emmanuela Kariorakis, duke e tërhequr zvarrë me makinë dhe duke i shkaktuar vdekjen.

Kjo e fundit ndërroi jetë pas pesë ditësh në spital, ndërsa familja e saj vendosi t’i dhuronte organet.

Scroll to Top