Janë Cody Walker dhe gruaja e tij Felicia Knox ata që e quajtën djalin e tyre Paul. Cody është vëllai i të ndjerit Paul Walker që humbi jetën në një aksident në 2013-ën.
Paul Walker i vogël lindi në 30 prill, në Arizona. Prindërve iu deshën 24 orë kohë për të vendosur për emrin. Po lajmi në media ka dalë vetëm orët e fundit.
“Këtë nëntor që vjen do bëhen 10 vjet që kur humbëm vëllain tim, Paul dhe thjesht ndjeva se ishte koha e duhur”, tha Cody, i cila ka edhe dy fëmijë të tjerë.
Cody shpjegoi gjithashtu pse ishte kaq e rëndësishme të rivendoste këtë emër.
“Vëllai im Paul, ishte Paul William Walker IV dhe ky emër daton në katër breza në familjen tonë. Ai ishte Paul-i ynë i vogël, edhe pse shpejt ia kaloi babait tonë në gjatësi. Ishte e rëndësishme që për mua ky emër të vazhdonte”, ka thënë Coby.