Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet mbrëmjen e së shtunës, ku një 24-vjeçar ka mbytur nënën e tij.
Sipas policisë, viktima është me iniciale Z.M. 65 vjeç. Ndërsa i dyshuari, me iniciale A.M. 24 vjeç, mendohet se e ka kryer aktin e rëndë në gjendje depresive.
Pasi mbytën nënën, ai u arratis nga vendngjarja dhe u kap nga policia disa çaste më vonë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Përmet/Informacion paraprak
Më datë 03.06.2023, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, Përmet, dyshohet se në gjendje depresive, shtetasi A. M., 24 vjeç, ka mbytur nënën e tij, shtetasen Z. M., 65 vjeçe.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.