Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm. Megjithatë, bukuroshja nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur.
Prej pak kohësh Klea na kishte treguar se të dy do të kurorëzonim dashurinë e tyre në martesë në datën 4 Qershor, pra ditën e sotme, e cila është edhe ditëlindja e djalit të tyre, Krid. Tashmë momenti magjik erdhi dhe Klea me Elgitin janë bërë gati për të shkuar drejt altarit.