Klea Huta dhe Elgit Doda kanë kurorëzuar mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre disavjeçare në martesë.
Dasma madhështore u mbajt në Himarë, ku të ftuar ishin edhe mjaft personazhe të njohur të ekranit.
Këta të fundit kanë publikuar në rrjetet sociale foto e video të shumta, duke zbuluar çdo detaj që nga ceremonia deri te dasma.
Një moment mjaft i veçantë gjatë kësaj dasme ka qenë kur çifti i sapomartuar është shfaqur me kostum popullor.