Pjesë e grupit kriminal, arrestohet nipi i deputetit socialist (Emri)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia njoftoi se ka goditur një grup kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë, ndërsa në pranga janë vënë katër pjesëtarë të tij. Pjesë e grupit kriminal që u arrestua sot në Kuçovë për shitje lëndësh narkotike është dhe një i afërm i gjeneralit Bardhyl Kollçaku, deputet i PS-së në qarkun Berat, 23-vjeçari Jurgen Kollçaku.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka bërë me dije sot finalizimin e operacionit policor të koduar “Vëzhgimi” si dhe arrestimin e 4 shtetasve: Jurgen Kollçaku,23 vjeç, Gjergji Braha,26 vjeç, Kleo Doko,18 vjeç dhe Sherif Isaj, 19 vjeç, tre të parët banues në Kuçovë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, 4 të rinjtë ishin pjesë e një grupi të struktuar kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike “cannabis sativa” në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë.

Për arrestimin e tyre DVP-së Berat ju desh një hetim 2-mujor me metoda proaktive,për dokumentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

Burimet policore konfirmojnë se, gjatë kontrrollit në banesat dhe automjetet në pronësi të këtyre shtetasve u gjetën dhe sekuestruan edhe armë të ftohta dhe municione luftarake, ndërkohë që po vijojnë hetimet me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Mes 4 të rinjve të arrestuar si pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal është edhe nipi i gjeneralit Bardhyl Kollçaku, njëkohësisht deput i qarkut Berat. 23-vjeçari Jurgen Kollçaku është djali i shtetasit Fadil Kollçaku, që rezulton të jetë djali i xhaxhait të gjeneral Bardhyl Kollçaku.

Scroll to Top