Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Klodian Çela, ish-banori i “Big Brother 3” që tronditi mbarë opinionin shqiptar pasi pranoi homoseksualitetin.
Mes lotësh ai kujtoi kohën pasi doli nga “Big Brother” dhe vuajtjet e mos pranimit nga shoqëria.
“Dal dhe nuk gjej familjen time në shtëpinë ku kisha jetuar. Prindërit kishin shkuar të jetonin në shtëpi me qira në Durrës. Unë dola nga Big Brother dhe u përballa me atë situatë ku duhet t’iu jepja një mbështetje familjar eve. U mundova, po askush nuk e di se pas atij reality, kam qene 3 muaj në spital. U prish rehatia e familjes dhe s’ e prisja që njerëzit do ishin kaq të prapambetur dhe të mos më jepnin një mbështetje as institucionet. Me pak fjalë isha i vetëm. Shumë abuzuan e shumë shpifën në masë. Me vonë, nëna m’u sëmur dhe u kapa i papërgatitur”, tregoi i emocionuar ai.
Sipas Klodit, asnjë nuk e mbështeti, madje as komuniteti LGBT.
“Më kërkuan diplomë për punë, ndërkohë që unë isha vetëm me diplomë gjimnazi”, tregoi ai.
Sot ai jeton dhe punon si drejtor imazhi për një kompani ndërkombëtare.