Kiara tek “Kepi i Tundimeve” apo Bora tek “Përputhen”?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nis sezoni i dytë i “Kepi i Tundimeve”. Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP. Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe tashmë kanë nisur xhirimet.

Kiara Tito do të jetë moderatore në sezonin e ri të “Kepi i Tundimeve” dhe ajo tashmë ka udhëtuar drejt Turqisë për xhirimet e emisionit, ku dhe është publikuar një video nga Bodrumi, ku Kiara ka thënë se po vjen diçka shumë e madhe që publikut do i pëlqejë shumë. Ndërkohë, sot në një intervistë, autorja e programit Olsa Muhameti ka folur lidhur me këtë sezon të ri teksa ka zbuluar edhe detaje rreth bashkëpunimit me Kiarën.

“Unë me Kiarën njiheshim shumë pak, nuk kemi punuar asnjëherë bashkë. Kemi 5 ditë që qëndrojmë bashkë dhe punojmë. Mua Kiara më pëlqen sepse është profesioniste, përpiqet të japë maksimumin. Është modeste, vjen e para në setin e xhirimit, është korrekte. Jam shumë e kënaqur”, tha Olsa.
E pyetur se kë zgjedh ajo mes Borës dhe Kiarës, Olsa është përgjigjur si më poshtë.

“Është shumë herët për ta thënë… Më ka marrë malli për Borën”, tha Olsa.

Scroll to Top