ish-banorja synon të bëhet pjesë e Big Brother në Itali

Jil
Jil
2 Min Read

Pas eksperiencës në Big Brother Vip Albania, modelja e njohur shqiptare Beniada Nishani synon një tjetër format, atë të Grande Fratello.

Në një intervistë për mediat italiane, Beniada u shpreh se do donte shumë të bashkohej me kastin e Big Brother-it të ardhshëm në Itali, për t’i treguar publikut se kush është ajo.

Modelja tha se eksperienca e saj në BBVA ka qenë pozitive, duke e cilësuar një nga më të bukurat e të gjithë jetës së saj.

“Më ndihmoi të njihja veten më mirë dhe të përballesha me disa nga frikërat e mia më të mëdha. Gjatë gjithë rrugëtimit jam përpjekur të jem gjithmonë vetvetja, pa filtra. Fillimisht më trembi shumë fakti që nuk e njihja mirë gjuhën shqipe.

Pastaj kuptova se ky mund të kishte qenë një çelës për të shkuar te publiku me disa shprehje tipike italiane që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. Jam mirënjohëse për këtë eksperiencë sepse menjëherë pas finales hapa një rrugë të re profesionale në Top Channel i cili më dha mundësinë të kisha një program timin.

Do doja shumë të bashkohesha me kastin e Big Brother-it të ardhshëm këtu në Itali. Do të ishte një mënyrë për t’i treguar publikut se kush jam”, është shprehur Beniada për mediat italiane.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *