Unë dhe Egli kemi qenë të përgatitur që duam të fillojmë diçka serioze dhe për këtë do marrësh disa risqe, të respektojmë dhe e duam njëri-tjetrin, dhe duam ta çojmë aty ku duam ta çojmë. Ky besoj është çelësi. Të tjerë përgjigjen: Nuk besoj se ka një sekret është dashuria. Jo, jo se si të kalojnë 4 vjet nuk ka më dashuri, po ka marrëdhënie, menaxhim, tolerim, për të suportuar njëri-tjetrin dhe pastaj nuk është më dashuri, por partner”
Në intervistën e dhënë për Roza Latin, aktori i humorit u shpreh dhe për planet e dasmës që kishin bërë. “Do martohem si jo. Do të bëj dy dasma se është bërë si traditë. Një dasmë të madhe me fisin, këtë do ta bëjë babi, e paguan babi këtë se do të marrë mbrapsht qokat që ka çuar. E dyta do jetë për qejfin tim, do ta bëj unë, dasma e shoqnisë”.
Por, diçka ka ndodhur pas 4 vitesh dhe ndarja e çiftit nuk ka qenë aspak e lehtë.