Ish-opinionisti Arbër Hajdari ka rrëfyer në lidhje me jetën e tij dhe një histori të trishtë që ka përjetuar gjatë fëmijërisë së tij.
Arbëri tek ‘S’e luan topi’ tregoi rreth një sëmundje e cila për pak sa nuk i mori jetën dhe mjekët nuk kishin më asnjë gjë në dorë për të bërë.
Kjo periudhë për të ka qenë e vështirë pasi i duhej të kalonte vite të fëmijërisë në spital si pasojë e sëmundjes dhe se prindërit e tij duhet të kujdeseshin për të gjatë gjithë kohës.
Arbër Hajdari: Fëmijërinë time e mbaj mend të ndarë në dy pjesë. Një pjesë ajo e fillimit kur kalove disa vështirësi me shëndetin dhe gjithmonë si ai djali i vogël i shtëpisë që më shikonin me sy ndryshe duke treguar më tepër kujdes për shkak dhe të asaj që kisha kaluar.