Moti i keq bën ‘kërdinë’, shirat e dendur përmbytin Turqinë

Jil
Jil
1 Min Read

Reshjet e dendura të shiut, por edhe breshëri shkaktuan përmbytje të mëdha në Ankara.

Sipas Anadolu Agency, në kryeqytetin e Turqisë nga mesdita kanë nisur stuhi të forta dhe breshëri, të cilat kanë shkaktuar përmbytje të mëdha.

Sasitë e mëdha të ujit që binin nga shiu i dendur u kthyen shumë shpejt në lumenj, rrugë, nënkalime dhe shumë zona në pak kohë u përmbyten.

Shumë njerëz u bllokuan në makinat e tyre nga përmbytjet në kryeqytetin turk dhe u shpëtuan nga zjarrfikësit dhe civilët.

Disa makina u rrëmbyen nga uji përpara tregut Yenisehir në lagjen Cankaya. Kaz?mkarabekir, Gazi dhe nënkalimet e tunelit në stacionin hekurudhor të Ankarasë u mbyllën si masë paraprake.

Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë e Turqisë kishte paralajmëruar për reshje të dendura shiu pasdite në Ankara, ndaj autoritetet në kryeqytet ishin në gatishmëri të lartë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *