Konfiskohet një apartament në Durrës me vlerë 120 000 euro, në pronësi të një 43-vjeçari, J. Sulo, të dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.
Konfiskimi i apartamentit u bë në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të një procedimi pasuror të iniciuar ndaj 43-vjeçarit.
Apartamenti i konfiskuar dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, për të cilat Sulo ka qenë i dënuar.