Qeveria e Kosovës: Mbledhja mes dy qeverive nuk është anulluar!

Jil
Jil
1 Min Read

Prishtinë- “Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë”. Kështu ka konfirmuar Kryeministria e Kosovës.

Reagimi vjen pas lajmeve në mediat kosovare se mbledhja e parashikuar nesër, më 14 qershor në Gjakovë është anuluar.

“Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sotshëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe uverturë për mbledhjen e nesërme”, deklaron zyra e shtypit e Kryeministrit Kurti për News24.

Më herët Klan Kosova raportoi duke iu referuar burimeve nga Tirana se nuk e kanë në plan që të udhëtojnë për në Prishtinë për këtë mbledhje.

Nga qeveria e Kosovës për këtë çështje, por deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *