Ngjarje e rëndë, 23 vjeçari humb jetën duke punuar

Jil
Jil
1 Min Read

Një 23-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetën tragjikisht në Itali, teksa ishte duke punuar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Brescias, ku i riu ka humbur jetën pasi ka rënë nga shtylla e tensionit të lartë. Lajmi është dhënë nga shërbimi i urgjencës. Mediat italiane raportojnë se ky rast i rëndë ka ndodhur dje, pak pas orës 16:30.

Aksidenti ndodhi në Castegnato, pranë një kompanie me seli në rrugën “Padana Superiore. Shqiptari ishte punonjës i një kompanie të jashtme nga ajo që zotëron fabrikën, pranë së cilës ndodhi tragjedia. 

Punëtori shqiptar është rrëzuar ndërsa ndodhej në një strukturë rreth 50 metra të lartë. Punonjësit e kompanisë aty pranë kërkuan ndihmë, por më kot pasi shqiptari kishte ndërruar jetë. Policia vijon hetimet për shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *