JiL.al - Jeto i Lumtur

Kurti “non grata”? Vjen reagimi i parë i SHBA-së

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka bërë që vendet aleate, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të paralajmërojnë Kosovën për pasoja në raportet bilaterale.

Në media nuk kanë munguar aludimet se Kurti dhe Sveçla mund të shpallen “non grata” me justifikimin “se ata janë një kërcënim për sigurinë dhe paqen”. Por, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) deklaron se nuk parashikon veprimet e sanksioneve.

“Departamenti nuk parashikon nëse do të sanksionojë individë apo subjekte, as nuk parashikon nëse planifikon të vendosë sanksione ndaj individëve apo subjekteve”, thuhet në përgjigjen e tyre për Telegrafin.

SHBA-ja dhe BE-ja i kanë paraqitur Kurtit tri kërkesa: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe kthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Pas këtyre kërkesave, kryeministri Albin Kurit ka dalë me një plan pesë pikësh për qetësimin e situatës në veri. Kurti të martën në një konferencë për media paraqiti pesë pikat e këtij plani.

Scroll to Top