Nisin gomonet drejt Anglisë! Shqiptarët po bëjnë namin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjithmonë është menduar se muajt e ngrohtë dhe me kohë të mirë të verës, do ishin prova e funksionimit ose jo të masave anti-emigracion të qeverisë britanike dhe bashkëpunimit të tyre me homologët francez të kufirit, të cilët kanë marrë nga Britania fundvitin e kaluar gjysmë miliardë sterlina për të frenuar gomonet.

Ditët e fundit po konfirmojnë dhe hedhin poshtë deklarimin e kryeministrit britanik se masat po japin efekt, kur më shumë se 1200 emigrantë ilegalë kanë mbërritur në brigjet angleze, ç’ka përben nivelin më të lartë të kalimeve ilegale me gomone që nga nëntori i kaluar.

Vetëm në tre ditët e fundit me 12 gomone kanë mbërritur 616 emigrantë ditën e djelë, të hënën ishin 545 dhe të paktën katër gomone me 200 veta kanë mbërritur ditën e djeshme, ku mendohet se mes të ardhurve nga kombësi të ndryshme ka edhe shqiptarë.

Moti në La Mansh është përmirësuar dukshëm dhe erërat nga verilindja e ngushticës, kanë rënë duke qetësuar dallgëzimin në La Mansh. Shifra totale deri më sot po i afrohet 9 mijë të ardhurve brenda këtij viti.

Ndërkohë BBC njofton se shërbimet e shpëtimit detar britanik, RNLI, vetëm vitin e kaluar ndërhynë për të shpëtuar emigrantët dhe gomonet në rrezik 290 herë, duke shpëtuar jetë njerëzish edhe pse “Babai i Brex-it”, Nigel Farage, i ka cilësuar këto shërbime si “shërbime taksi” mes Francës dhe Anglisë, ndërhyrje që kanë shpëtuar jetët e 108 vetëve.

Vitin e kaluar mbërritën në Britani rreth 46 mijë emigrantë dhe parashikimet për këtë vit janë për 80 mijë, por kjo mbetet për t’u parë në muajt e ardhshëm.

Dukshëm masat dhe mesazhet e autoriteteve britanike për ata që synojnë të vijnë ilegalisht në Britani, të paktën tek ata që po mbërrijnë duket se janë injoruar, edhe përkundër ashpërsimit të masave anti-emigracion.

Scroll to Top