Thellohet tragjedia në brigjet e Greqisë. Autoritete greke konfirmuan se numri i viktimave nga mbytja e anijes me emigrantë shkoi në 78. Ngjarja e rëndë ndodhi në Pylos, Greqi.
Lajmi për gjetjen e trupave të pajetë është bërë nga zyrtarë të Rojës bregdetare. Mediat greke shkruajnë se hetimet nga Roja Bregdetare janë në ende në vijim, ndërkohë që sipas informacioneve skafi i peshkimit i përmbysur është 30 metra i gjatë dhe mbante të paktën 700 emigrantë.
Sipas informacioneve, emigrantët, 104 prej të cilëve janë shpëtuar, që ndodheshin në bordin e anijes së peshkimit që u mbyt, ishin nga Afganistani, Pakistani, Siria dhe Palestina.