Ndërron jetë i riu shqiptar, zbardhen dyshimet e para (Emri)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës.

Mediat e huaja raportojnë se ka ndërruar jetë Sami Macakulli 23 vjeç, i cili ishte duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë në zonën e Brecias, ku i riu ka rënë duke humbur jetën në vend.

Raportohet se shqiptari ka qenë i lidhur me një kabull të trashë, që është këputur për arsye që nuk dihet ende, duke bërë që i riu të binte nga një lartësi prej 45 metrash. Edhe pse menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 2 ambulanca dhe ekipi mjekësor, i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Scroll to Top