“Çmendet” moti, momente të frikshme nga stuhia e fortë

Jil
Jil
1 Min Read

Një stuhi e fortë në qytetin Yichang të Kinës ka marrë me vete tendën e një restoranti, bashkë me personat që po përpiqeshin ta mbanin atë.

Sikurse shihet në videot të bëra virale në rrjetet sociale, erërat që shoqëruan stuhinë “shkatërruan” një tendë restoranti, e cila ishte në përmasa të madha.

Megjithatë, ajo që është edhe më e tmerrshme është se së bashku me tendën, disa nga personat që u përpoqën ta mbanin atë, përfunduan në ajër

https://twitter.com/i/status/1668390136785129472

Siç njoftojnë autoritetet lokale, të plagosurit janë dërguar në spital dhe pavarësisht “fluturimit”, lëndimet që kanë pësuar janë të lehta.

Numri i përgjithshëm i të plagosurve mbetet i paqartë. Pronari i lokalit, nga ana e tij, ka bërë të ditur se nuk do t’i tarifojë klientët e tij për atë që kanë ngrënë atë natë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *