Dy ish-banorët e “BBV” konfirmojnë rikthimin me njëri-tjetrin (Foto)

Jil
Jil
1 Min Read

Reperi i njohur Getinjo ka festuar ditëlindjen e tij të 30. Në këtë ditë të veçantë mes shumë urimesh nuk mungoi edhe urimi special nga partnerja e tij Vivien Thano, e cila me këtë rast konfirmoi edhe lajmet se çifti është rikthyer bashkë. 

Vivien ka publikuar një foto në InstaStory së bashku me Getinjon, teksa krahas saj ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen tuniii im!”. Çifti shfaqet duke konsumuar një darkë dhe shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Kujtojmë që dyshja u përfolën për ndarje pak kohë më parë, por më pas Vivien u shfaq në oborrin e shtëpisë së Getit në Ferizaj, aty ku ishte zhvendosur pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *