Referuar dosjes hetimore, në maj të vitit 2009 shoqëria “Fakle” e biznesmenit Fiqiri Farruku aplikon për leje ndërtimi për objekt 7 kate dhe 1 kat nëntokë. Çuditërisht pa marë akoma lejen e ndërtimit, në korrik të vitit 2010 shoqëria merr “pëlqimin mjedisor” nga agjencia rajonale e mjedisit, për një shtesë dy kate.
Leja e ndërtimit për projektin fillestar, pra godinë banimi por pa papafingon është miratuar në mbledhjen e KRRT-së në shtator të vitit 2010. Kryebashkiaku është kryetar i këtij organi por në fakt aty vendimi është kolegjial.
Më shumë se sa shpërdorimi apo vërtetimi fajësisë për një rim që fillon me 6 muaj minimalja duhen goditur dhe zbuluar vjedhjet e mëdha që janë bërë, përvetësimet e mëdha, shkelja e ligjeve për tendera, përfitime nga tenderat”, u shpreh ish deputeti i Ps-së, Spartak Braho.
“Fakti që goditet një element i rëndësishëm nuk mjafton sic është Dako pasi duhej trajtuar në gjithë këndvështrimet e problemeve të bashkisë ndër vite apo qoftë për zotin Dako si personazh me influencë në zonë pasi u përfol për shumë çështje dhe tashmë akuzohet për disa kate pa leje”, tha avokati Ramaj.
Tre muaj pas miratimit të lejes së ndërtimit për 7 kate, në dhjetor të po atij viti, pa filluar ende punimet, shoqëria ndërtuese dorëzon një kërkesë për rikondicionimin e lejes së ndërtimit, ndryshime në projekt dhe shtesë katesh. Në propozimin e ri kërkohet që leja e ndërtimit të jetë për godinë 10 kate
.
Punimet për ndërtimin e pallatit kanë nisur në janar të vitit 2011 me supervizor një pensionist 79 vjeçar. Inxhinier Shaban Karuli që ka nënshkruar procesverbalet, ka punuar 4 muaj pa licencë.
Referuar procesverbalit të punimeve, më 26 shtator të vitit 2011 mbaron së ndërtuari karabinaja e pallatit dhe hidhet soleta e katit të 11. Por, katër katet e fundit janë ndërtuar krejtësisht pa leje, pasi leja ishte vetëm për 7 kate siç treguam.
Këshilli i rregullimit të Territorit të bashkisë Durrës, vetëm me datë 28 shtator 2011, pra pasi kishte përfunduar ndërtimi i karabinasë, miraton rishikimin e lejes dhe shtesën prej 4 katesh.