JiL.al - Jeto i Lumtur

Fillon për pak orë! Bëhuni gati për shtrëngata shiu, zonat që preken

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vera nuk ka ardhur ende në Shqipëri dhe rajon pavarësisht se kalendari shënon 15 qershor. Shirat e dendur rikthehen thuajse çdo pasdite në vendin tonë duke përfshirë zona të mëdha.

Moti nuk do të zhgënjejë edhe sot në këtë drejtim teksa pritet që Tirana, Durrësi, Kruja si edhe jugu i gjithi, të përfshihen nga reshje të dendura shiu duke nisur nga ora 16:00 e ditës së sotme deri në orët e para të mbrëmjes.

Reshjet do të jenë të dendura më shumë në Tiranë dhe Durrës, të cilat do të shoqërohen edhe me rrufe.

Në hartën e mësipërme mund të ndiqni LIVE zhvillimet me motin tani si edhe në orët në vijim, ndërsa parashikimin e saktë mund ta ndiqni KËTU.

Scroll to Top