Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën e saj në lidhje me ish-efektivin Ludjan Zaimi. Zaimi një vit më parë ka qëlluar për vdekje kolegun e tij brenda Çaush Saliasi brenda komisariatit numër 3. Mësohet se për Zaimin, prokuroria ka kërkuar 35 vite burg për akuzën e “vrasjes së punonjësit të policisë”.
Vrasja e Çaush Saliasit ndodhi më 23 Maj të vitit 2022 në Tiranë. Ludjan Zaimit pretendoi se shpesh herë bullizohej nga kolegu i tij. Konfliktet mes tyre kanë qenë të shpeshta, duke bërë që pas përplasjes verbale në Komisariat, Zaimi të marë pistoletën e shërbimit dhe të qëllojë në drejtim të Caush Saliasi, duke e lënë të vdekur në vend. Avokati i autorit është shprehur për mediat se Zaimi ka pranuar krimin që ka kryer por nuk ka dhënë asnjë shkak për ngjarjen.