JiL.al - Jeto i Lumtur

Çfarë ndodhi në Mirditë? Ngordhin 10 lopë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Linja e amortizuar e shpërndarjes së rrymës elektrike në fshatin Lufaj, Njësia Administrative Selitë, në Mirditë, i ka shkaktuar një fermeri të zonës një dëm miliona lekësh.

10 lopë kanë ngordhur nga kontakti me rrymën elektrike, e cila ishte shkëputur dhe rënë në tokë. Shërbimet e komisariatit të Mirditës dhe ekspertë të sektorit të blegtorisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, për të përcaktuar shkaqet.

Linjat energjitike në fshatin Lufaj por në tërësi në gjithë Njësinë Administrative të Selitës, janë në kushte mesjetare, me tela nëpër shtylla të kalbura druri apo lidhur në pemë e bimësi. Fermeri P.Gj, pret përfundimin e veprimeve hetimore për të kërkuar më pas kompensimin e dëmeve që janë të paktën 10 milion lekë.

Vlen për tu përmendur, se rrjeti i amortizuar i shpërndarjes së energjisë rrezikon edhe jetën e banorëve të zonës.

Scroll to Top