Lezhë- Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një efektiv policie.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, në Balldre.
Automjeti me drejtues shtetasin Gazmir Zhuka, 46 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit ) dhe automjeti me drejtues shtetasin serb D. P., 30 vjeç.
Si pasojë, ka marrë dëmtime të rënda fizike, shtetasi Gazmir Zhuka i cili është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmë mjekësore, por ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.