Video skandali me kryebashkiakun e Kukësit/ Zbardhen detaje

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet e SPAK, rreth video-skandalit të publikuar ditën e sotme ku shfaqej kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, teksa kryente marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij të Bashkisë.

Gjici është subjekt i SPAK-ut për shkak të cilësisë si zyrtar i lartë, pavarësisht veprës penale që dyshohet. Në rastin konkret, Gjici akuzohet nga SPAK për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, për veprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta.

Mësohet se SPAK ka identifikuar edhe vajzën me të cilën Gjici kryente marrëdhënie seksuale. Ajo është shoqëruar dhe po merret në pyetje nga prokurorët.

Pritet që SPAK, të shoqërojë edhe Safet Gjicin me qëllim marjen e tij në pyetje. Teksasa SPAK po analizon situatën, ka shumë gjasa që ndaj tij të vendoset masa e sigurisë “arrest në burg”.

Scroll to Top