JiL.al - Jeto i Lumtur

Gjendet e vdekur 38-vjeçarja, ja çfarë dyshohet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Patra të Greqisë ku një 38-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj. Gruaja ishte në shtëpi me fëmijën e saj 4 vjeç, ndërsa bashkëshorti ishte larguar në një udhëtim jashtë Patrës.


Sipas asaj që raportojnë mediat greke fëmija i ka thënë policisë se “ mami ka qenë në gjunjë gjithë natën”, kur kanë mbërritur në shtëpinë. Tragjedia u bë edhe më e rëndë kur bashkëshorti, i cili është shofer taksie, u kthye në shtëpi në të gdhirë dhe gjeti të shoqen e pajetë


Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe eksperti mjekësor për të përcaktuar shkakun e vdekjes së nënës së re.

Nga informacionet e para thuhet se 38-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkaqe patologjike.

Scroll to Top