Prokuroria e Posaçme ka identifikuar vazjën e cila shfaqet në videon seksuale të kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici.
Ky i fundit është filmuar në skena intime në zyrë dhe sipas të dhënave që ka siguruar prokuroria, vajza në fjalë është 40-vjeçaria Alma.K, e cila rezulton të jetë nga qyteti i Beratit, por e martuar në Durrës me H.Ll.
Mësohet se SPAK ka nisur hetimet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, vepër penale kjo që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal dhe ka një marsh dënimi deri në 7 vite burgim.
Ndërkohë pritet që në ambientet e SPAK të shoqërohet edhe Safet Gjici. Ky i fundit në një reagim në rrjetet sociale tha se e kishin futur në kurth, por pa dhënë më shumë detaje.