JiL.al - Jeto i Lumtur

Edi Rama bën ‘gafën’ e pafalshme në podkastin e tij, ngatërron…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të shtunë podkastin e radhës me modelen shqiptare Emina Cunmulaj. Gjatë bashkëbisedimit, Rama foli dhe për rolin e “një qytyetari të mirë” në demokraci, por ngatërroi autorin.

“Se njerëzit kujtojnë se të merresh me politikë, është të jesh vetëm politikan, është vetëm të jesh deputet, është vetëm të jesh i përzim drejtpërdrejt dhe përditë, jo! Të merresh me politikë ëhstë të jesh një qytetar i mirë.

Se nuk e di cili prej presidentëve amerikan, kam përshtypjen Ronald Regan, thoshte nuk mjafton një njeri i mirë për të bërë një qytetar të mirë. Njeriu i mirë është për veten dhe njerëzit rreth tij, qytetari i mirë është edhe për jashtë pragut të shtëpisë, që thotë fjalën apo jep kontributin”, u shpreh ndër të tjera Edi Rama.

Mirëpo, duket se askush nuk e ka kuptuar gafën apo lapsusin e kryeministrit, i cili ndoshta e ka kuptuar dhe vetë më vonë se kjo shprehje e cituar përafërsisht prej tij nuk është e Regan por e Roosevelt. Por që nuk është munduar ta ndreqë.

“Një qytetar i mirë nuk është një qytetar i mirë nëse nuk është qytetar i angazhuar”, është shprehja origjinale e thënë nga Theodore Roosevelt, president i 26-të i Amerikës.

Scroll to Top