JiL.al - Jeto i Lumtur

Skandali seksual në zyrën e kryebashkiakut Safet Gjici, reagon

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gruaja e cila u filmua në momente intime me ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, një intervistë për “Ora News” ka zhvilluar një bisedë telefonike.

Për gazetarin Edison Vatnikaj ajo ka treguar se disa prej lajmeve që janë publikuar në internet janë sajesa dhe të pavërteta. Po ashtu vajza në fjalë sqaroi se me ish-kryetarin Safet Gjici ka pasur një raport intim prej kohësh. Po ashtu në bisedën  e zhvilluar me gazetarin Alma.K ka treguar se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë.

Po ashtu ajo hedh poshtë akuzat se gjithçka ka qënë e stisur apo e futur nga dikush tjeter për të kryer filmime apo për ta shantazhur Safet Gjicin.

Pyetjes nëse ajo ka dhënë deklarimë para hetusëve të policisë apo SPAK Alma nuk preferoi tu përgjigjej por tha se ka pajtuar një juristë e cila po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë Alma është pjesë e dosjes.

Po ashtu komente nuk kishte as për videon e regjistruar por nga biseda lihet të nënkuptuar se video ishte publikuar nga një person i tretë.

Sipas të dhënave të siguruar nga Ora News e reja shpesh herë ka qënë në dyert e komisariatit të policisë së Durrësit për incidentete të ndryshme.

Scroll to Top