Çështja në duart e SPAK-ut, gazetari i njohur zbulon bisedën me

Jil
Jil
3 Min Read

Pas publikimit të videos seksuale të ish-kreut të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjicit, çështja tani ka kaluar në duart e SPAK.

Ndërkohë, gazetari Edison Vatnikaj ka dhënë detaje në lidhje me jetën e shtetases Alma. K e cila shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale me Gjici, në zyrën e këtij të fundit.

Ai tha se ka pasur një telefonatë me Almën e cila i ka treguar se me Gjicin ka pasur marrëdhënie intime prej kohësh por s’i ka dhënë detaje se si ka nisur marrëdhënia mes tyre. Më tej ajo ka nënvizuar se e shqetëson fakti se çështja po përdoret politikisht.

“I kam shkruar dhe më ka marrë vetë më pas. Nga biseda nuk ishte e shqetësuar, por kishte pak vërejtje përsa i përket komenteve politike. Ajo më tha se me Gjicin ka pasur prej kohësh një raport intim dhe si duket nuk është shqetësuar fare.

E kam pyetur se si është regjistruar video, nuk më ktheu përgjigje por më tha se është shpërndarë nga një person i tretë që mesa kuptova më tha se është një shok. Nga informacionet që kam marrë unë jeton në lagjen 12 të Durrësit. Ka një fëmijë të moshës 12 vjeç. Nuk e di nëse është e martuar apo e divorcuar”, tha ai.

Vatnikaj tha se gruaja ishte e qetë, e pashqetësuar dhe në momentin që folën mëngjesin e kësaj të shtune ishte duke shëtitur qenin e saj.

Gazetari tha se shqetësimi i vetëm për gruan ishin aludimet në media se ishte një person i vendosur qëllimisht.

Ajo shtoi se asgjë nga këto nuk është e vërtetë, por e ka kryer marrëdhënien me dëshirë, pasi prej kohësh kishte një lidhje me ish-kryebashkiakun Gjici.

“Kam komunikuar me gruan. Biseda është zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune rreth orës 11 e 26 minuta. I kam shkruar dhe më ka marrë vetë mbrapsht në telefon. Ishte duke bërë xhiro me qenin me sa më tha. Nga biseda nuk m’u duk e shqetësuar, megjithë faktin e publikimit të videos.

Kishte vetëm vërejtje për komentet që thonë se është e nxitur, është e SHIK-ut apo është e Berishës, këto komente e shqetësonin më shumë. Ajo më tha që është e drejta e çdokujt të ketë një raport intim. Me zotin Gjici ka pasur prej kohësh një raport intim dhe nuk ishte e shqetësuar fare”, tha gazetari.

Gjithashtu ai shtoi: “E pikëlluar dhe e mërzitur nuk m’u duk, por nga mënyra si tha që nuk mund të ndërhyni në mes të një çifti, si duket mund të ketë qenë shumë e konsoliduar si marrëdhënie”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *