Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka bërë thirrje që të tërhiqen forcat speciale nga Veriu i Kosovës dhe të largohen kryetarët shqiptarë të zgjedhur.
“Kur kanë arrestuar Milan Milenkoviç dhe keni thënë se është një lider famëkeq i kriminelëve. Aktakuza ende nuk ka dhe është thënë se ka kryer një krim të rëndë . E arrestuan, por për çfarë? Se ka hedhur një fishekzjarr”, ka thënë ndër të tjera Vuçiç.
Ndër të tjera ai tha se Serbia do të marrë vendimet e veta, nuk do të konsultohet me askënd dhe se nuk ka detyrime ndaj askujt.