Presidenti Macron tentoi të pengojë ministrin britani

Jil
Jil
2 Min Read

Pretendohet se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për shkak të largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE) “ka tentuar të pengojë që ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace të bëhet sekretari i ardhshëm i NATO-s”.

Sipas një artikulli në të përditshmen britanike “Daily Telegraph”, zyrtarët francezë kanë njoftuar kolegët e tyre në NATO se “duan që sekretari i ardhshëm i organizatës të jetë një emër nga BE-ja”.

Një burim që ka folur për gazetën ka deklaruar se “Ai (Ben Wallace) nuk është nga një vend anëtar i BE-së. Shumë vende kryesisht Franca insistojnë që sekretari i ardhshëm të jetë nga një vend i BE-së”.

Kjo lëvizje është komentuar si një pjesë e përpjekjes së Francës për ta bërë të pavarur BE-në në aspektin ushtarak dhe më pak të varur nga Washingtoni për sigurinë e saj.

Norvegjezi Jens Stoltenberg i cili kryen detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s që nga viti 2014 e deri më tani, pritet të dorëzojë detyrën e tij në shtator, por pretendohet se presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka kërkuar nga Stoltenberg zgjatjen e detyrës së tij.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Wallace përmendet në mesin e pasuesve potencial të Stoltenbergut.

Wallace në një deklaratë më parë ka thënë se “(Detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s) Gjithmonë kam thënë se kjo do të jetë një punë e mirë. Kjo është një punë që e dua. Por, e dua edhe punën që bëj aktualisht”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *