Ariu i uritur vjedh biftekun brenda shtëpisë, policia e ndihmon

Jil
Jil
1 Min Read

SHBA- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një shtëpi në Kolorado, SHBA.

Një ari u mbyll aksidentalisht në dhomën e gjumit të një shtëpie dhe u përpoq të arratisej nga dritarja e katit të dytë.

Një fqinje regjistroi videon dhe thirri policinë për ndihmë kur kuptoi se pronarët e shtëpisë nuk ishin aty.

Ariu i madh bëri disa përpjekje për t’u ulur në tokë, por ishte në një lartësi të madhe. Një polic hyri në shtëpi dhe hapi derën e dhomës së gjumit në mënyrë që ariu të dilte.

Më pas ai shkoi në katin e parë dhe doli nga dritarja ku hyri fillimisht dhe më pas u zhduk në pyll.

Pronari i shtëpisë ishte në punë kur mësoi se ariu ishte në shtëpinë e tij. Ariu hëngri disa biftekë që pronari i kishte lënë në frigorifer dhe më pas u zhduk.

TAGGED:
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *