Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka bërë denoncim në studion e Panorama TV.
Ai u shpreh se ekziston një audio përgjim i kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, i ngjashëm me skandalin seksual të ish kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici.
“Di që kjo po ndodh. Kur ndodh në qeveri ndodh në të gjitha institucionet edhe të pushtetit lokal. Edhe rasti i Kuçovës është me audio. Nuk është me figurë.
Është shpërndarë në të gjitha rrjetet. Nuk mund të duket ndonjë habi e madhe. Fati i Ramës është çarja e opozitës dhe rrëmbimi i vulës me drejtësi. Sado lekë dhe tenderua të bënin, përballja do të ishte më dinjitoze. Dy organizatat që unë i besoj janë Komisioni i Venecias dhe OSBE. OSBE ishte katër herë në Kuçovë. Kam besim se do të sjellë konkluzionet më të nxira për të këto zgjedhje në gjithë historinë e Shqipërisë.
Ka audio përgjim në zyrë si Safet Gjici. Por nuk e ka me figurë. E di gjithë Kuçova këtë histori. Ka kohë që bëhet jo vetëm një muaj para zgjedhjeve. Këta tallen me taksat e qyterarëve. Kuçova është bashki e madhe por janë tallur”, deklaroi ai.