Ky është 27-vjeçari që sulmoi Bebe Rexhën në skenë )

Jil
Jil
1 Min Read

Bebe Rexha u plagos nga një burrë gjatë koncertit të saj në New York City më 18 qershor 2023.

“The Sun” ka mësuar se emri i sulmuesit është Nicolas Malvagna, një 27-vjeçar, banor në Manalapan, New Jersey, ku punon si një kujdestar qensh në një dyqan kafshësh shtëpiake.

Malvagna mori pjesë në koncertin që po organizohej në ‘The Rooftop in Pier 17’, në kuadër të turneut veror të Rexhës, i cili quhet “Best F’n Night Of My Life”.

Malvagna do të dalë në gjyq ditën e sotme, 19 qershor, ku edhe do t’i shqiptohet dënimi për aktin e kryer.

Sakaq kujtojmë që këngëtarja e nominuar për çmimin “Grammy” publikoi disa orë më parë një fotografi të syrit të saj të mavijosur duke shkruar thjesht “Jam mirë”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *