JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Hapet loja’/ Alma që mori tenderin nga Gjici pas s*eksit në zyrë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TIRANË- Pas aktit seksual në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit, vajza e prezantuar si Alma K. i ka prezantuar kryetarit të Bashkisë së Kukësit projektin e saj për qentë.

Gjatë bisedës, ajo zbulon se ka pasur një marrëveshje të tillë edhe me Bashkinë e Librazhdit ndërsa tregon edhe kostot që shkojnë 60 mijë lekë në vit për një qen.

Pasi bën një telefonatë, Gjici udhëzon një punonjës të bashkisë të merret me idenë e saj. Të dy dalin nga zyra, ndërkohë që kamera vazhdon të regjistrojë, pasi qëndron e montuar në çantën e vajzës.

‘Ne bëmë para dy vitesh një marrëveshjen me bashkinë e Librazhdit, eci mirë. Se aprovoni është pjesa juaj.’- thotë Alma.

Ditën e sotme, SPAK zbarkoi në ambientet e Bashkisë së Kukësit ku sekuestroi serverin e kamerave të sigurisë por edhe dokumente të ndryshme. Sekuestrimet janë bërë në kuadër të hetimit që po kryhet për shpërdorim detyre ndaj ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili u përfshi në skandal, pas publikimit të një video ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua tashmë të identifikuar.

Scroll to Top