Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Të shtunën, më 17 qershor, çifti i njohur u martua në Toskana të Italisë.
Ata kishin vetëm një kusht për të ftuarit e tyre, që të mos publikonin foto e video në rrjetet sociale. E kështu ndodhi, pasi të pranishmit në dasmë kanë ndarë me ndjekësit vetëm foto të tyre, pa treguar detaje nga ceremonia.
Kur ende nuk e kemi parë sesi është dukur Arbana nuse, sot janë zbuluar se kush ishin shoqërueset e saj.
Ato ishin 4 dhe 3 prej tyre janë pjesë e ekipit të saj të punës. Bëhet fjalë për gazetaret e njohura, Petrina Gorica, Kristina Mere dhe Lorina Mixha. Në mesin e tyre është dhe kunata, gruaja e vëllait të Eduartit, e cila është në pritje të ëmbël.
Kujtojmë se një ditë më parë Arbana na zbuloi një pjesë nga fustani, unaza, ceremonia dhe personat që e ndihmuan. Se kur do publikojë pamjet e plota nga dasma, na mbetet të presim.