JiL.al - Jeto i Lumtur

I moshuari vret me armë gjahu 40- vjeçarin, dalin detajet e para

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Greqi, ku një 40-vjeçar është vrarë nga bashkëfshatari i tij me armë gjuetie.

Protothema.gr shkruan se autori është një i moshuar 80 vjeç dhe se krimi ka ndodhur për një mosmarrëveshje në lidhje me pronat që dy bashkëfshatarët kishin me njëri-tjetrin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Agia Triadha në Ilia. Viktima ishte baba ii tre fëmijëve, ndërsa banorët e fshatit shprehen të tronditur nga ngjarja e rëndë.

Scroll to Top