Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë për Panorama TV komentoi shkurt video skandalin seksual në zyrën e Safet Gjicit, ish-kryebashkiak i Kukësit.
Sipas Shehit, është kryeministri Edi Rama ai që ka ndërtuar një https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratë të keqe, duke theksuar se përgjegjësia nuk është personale, siç thotë kryeministri, por është politike.
Në këtë histori – u shpreh Dashamir Shehi- Gjici mund të dalë më i ndershmi sesa të tjerët
“ Unë gjykoj që kryeministri ka përgjegjësi të madhe nuk duhet të merret as me skandalin dhe as me videon.
Kryeministri ka ndërtuar një https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratë të keqe dhe ka gjetur një formulë që nuk është e ligjshme që thotë përgjegjësia është morale. Përgjegjësia është politike.
Kjo qeveri ka ministra në burg, kanë dalë nja 10 kryebashkiake që vinin nga bota e piste. Administrata publike është rrënuar është bërë puro partiake dhe politike. Ka humbur detyrimin para ligjit. Ata që janë dënuar. Në këtë histori ai Gjici mund të dalë më i ndershmi sesa të tjerët. Po të merremi kështu me skandale të përditshme unë them se dalin shumë të tilla”, tha Dashamir Shehi.