“Vratë vëllanë tonë!,”-me këto pankarta në duar ka nisur protesta në kampin e muxhahedinëve në Manëz. Qindra qytetarët iranianë të mbledhur në Manëz kanë dalë nga ambientet e kampit dhe kanë nisur marshimin duke kërkuar largimin e Policisë së Shtetit nga ambienti që ata e quajnë “shtëpia e tyre”.
Ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Policia e Shtetit, opozita iraniane pretendon se gjatë kontrollit të Policisë së Shtetit, një person ka humbur jetë nga gazi lotësjellës, ndërsa dhjetra të tjerë janë plagosur dhe kanë probleme me sytë dhe frymëmarrjen. Madje kanë qenë të gatshëm që të fusnin dhe gazetarët në vendin ku ishin lënë të vdekurin.
Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është lënduar gjatë ditës së sotme në Manzë. Mësohet se efektivi është lënduar gjatë protestës, që nuk ka asnjë plagë serioze.
Iranianët kanë nxjerrë jashtë kampit efektivët e Policisë së Shtetit, që ndodheshin në ambientet e vendstrehimit të tyre. Të gjithë bashkë kanë nxjerrë jashtë policët, e më pas i kanë mbyllur derën, ndërkohë që pretendojnë se me gaz lotësjellës kanë shkaktuar 2 viktima dhe dhjetra të lënduar në kamp. Por lidhur me ngjarjen, ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit.